Labi: Ky është zani im, me tendera nuk di me punu!

Labinot Tahiri është artisti i cili vitin që kemi lënë pas i hyri politikës.

Ai është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), shkruan lajmi.net.

Ani pse ka filluar të merret me muzikë, Labi nuk ka lënë në asnjë moment angazhimet e tij në muzikë.

Në postimin e tij të fundit, ai ka falënderuar ferizajasit për respektin dhe pritjen që i bëjnë sa herë që këndon në atë vend.

“Ky është zani im, me tendera nuk di me punu! Kur do qe mundem e ndaj karrieren tme me këta SHPIRTA QË MË DUAN. Në POLITIK jam për procese më të mdhaja për popullin dhe VENDIN TONË”, shkruan ndër të tjera këngëtari.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë