Muhamet Kurtaj shpreh mbështetje për Ramiz Lladrovcin mes zërave për kandidatura të reja në Drenas

Në një kohë kur në skenën politike lokale kanë filluar të qarkullojnë emra të ndryshëm si kandidatë potencialë për kryetar të Komunës së Drenasit, nuk kanë munguar as deklaratat publike të mbështetjes për kryetarin aktual, Ramiz Lladrovci.

Asamblisti i Kuvendit Komunal, Muhamet Kurtaj, ka dalë me një qëndrim të qartë, duke vlerësuar lart qeverisjen e deritanishme të Lladrovcit dhe duke i dhënë mbështetje të plotë për vazhdimin e mandatit të tij.

“Duke vlerësuar qeverisjen e suksesshme ndër vite të Kryetarit Ramiz Lladrovci, shprehim mbështetjen tonë institucionale dhe qytetare për vizionin dhe drejtimin e tij të mëtejshëm”, ka deklaruar Kurtaj.

Deklarata e tij vjen në një moment vendimtar për dinamikat politike në Drenas, ku përveç emrit të Lladrovcit, kanë nisur të përmenden edhe kandidatë të tjerë të mundshëm për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Mbetet të shihet se si do të pozicionohen figurat tjera politike dhe partitë në këtë garë që pritet të jetë e fortë./DrenicaOnline/

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë