Person i zhdukur në Arllat të Drenasit, Policia nis hetimet

Një person i mitur është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij në fshatin Arllat të Komunës së Drenasit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja është paraqitur më 9 korrik 2025, rreth orës 15:00, kur një qytetar ka raportuar se nipi i tij, i mitur, është larguar nga shtëpia disa ditë më parë dhe ende nuk është kthyer më.
Policia ka konfirmuar se rasti është duke u hetuar në bashkëpunim me njësitë përkatëse.
Në raste të tilla, qytetarët ftohen që të bashkëpunojnë me Policinë dhe të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e personit të zhdukur.
.
.
.