Një i vdekur nga aksidenti i sotëm dhe katër të lënduar

Një person ka vdekur dhe 4 kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur pak më parë në Sekiraçë të Podujevës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.
Tutje Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një traktori.
Ndërkaq personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
.
.
.