Forcimi i bashkëpunimit mes Komunës së Drenasit dhe KFOR-it

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në një takim zyrtar Zëvendëskomandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij dhe pjesëtarë të ekipit ndërlidhës slloven.

Kryetari Lladrovci e falënderoi Gjeneral Iricanin për vizitën dhe shprehu mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë, duke theksuar se ky përkushtim është gjithmonë në të mirë të qytetarëve, pa dallim.

Në këtë takim u diskutua për punën dhe të arriturat e Komunës së Drenasit, si dhe për sfidat me të cilat po përballet ajo. Kryetari Lladrovci nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me KFOR-in si një partner jetik në promovimin e paqes, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm lokal.

“Faleminderit shumë për vizitën tuaj, Gjeneral Brigade Cahit Irican,” përfundoi Lladrovci pas takimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë