Katër vetura përfshihen në aksident para Komunës së Drenasit (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot para objektit të Komunës së Drenasit, ku janë përfshirë katër vetura.

Dëmet raportohet të jenë të vogla, ndërsa ende nuk dihet nëse ndonjë nga të përfshirët ka kërkuar ndihmë mjekësore, transmeton portali DrenicaOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat po merren me trajtimin dhe hetimin e rastit.

Rrethanat që kanë çuar deri te aksidenti pritet të sqarohen./DrenicaOnline/

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë