Me këtë gjest Dua Lipa bën krenarë gjithë shqiptarët (Foto)

Kënëgtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa përveç që na ka bërë krenar me sukseset e saj na bën krenar edhe në rastet kur ajo përmend Kosovën gjithandej nëpër intervista, shkruan Gazeta Blic.

Dal ngadalë ajo po ngjet shkallët e suksesit anembanë botës.

Ajo ka arritur tashmë të bëhet pjesë e eventeve më prestigjioze dhe të klasifikohet në krye të top listave, madje duke fituar dhe shumë çmime të rëndësishme.

Por, kësaj radhe ajo ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram ku ka publikuar librin të cilin e ka shkruar gjyshi i saj i titulluar “Kosova në periudhën e rindërtimit”.

“Gjyshi im, Seit Lipa ishte kryetar i Institutit të historisë së Kosovës, në vitet 1990-1995. Duke dashur të tregoj historinë tonë dhe prej nga vijmë është në gjakun tonë dhe po mundohem të ju tregoj njerëzve kudo që shkoj e në çdo intervistë tregoj që jam nga Kosova. Ne kemi një histori shumë interesante, prej të cilët kam mësuar nga pak çdo herë. Një artikull u përhapë së fundi rreth punës së gjyshit tim dhe desha të ndajë këtë moment me të gjithë juve” ka shkruar Dua në Instagram./GazetaBlic

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë