Qytetarët ecin në këmbë nga aeroporti deri te rruga Prishtinë–Pejë për shkak të bllokadës së veturave (Pamje)

Pamje të pazakonta janë regjistruar sot në rrugën që lidh Aeroportin “Adem Jashari” me autostradën Prishtinë–Pejë. Për shkak të bllokimit total të komunikacionit nga fluksi i madh i veturave, shumë qytetarë po detyrohen të ecin në këmbë me bagazhe në duar për të dalë nga aeroporti deri te rruga kryesore, transmeton portali DrenicaOnline.
Kolonat janë krijuar nga numri rekord i fluturimeve dhe ardhja e mërgimtarëve.
Udhëtarët shprehen të irrituar, ndërsa kërkojnë që policia të ndërhyjnë për të lehtësuar qarkullimin.
“S’po lëviz asgjë, po ecim në këmbë me fëmijë dhe valixhe deri te rruga kryesore ku po na presin familjarët”, tha një qytetar i ardhur nga Zvicra.
Rikujtojmë se vetëm sot në Kosovë pritet të aterojnë 56 aeroplanë nga vende të ndryshme të botës./DrenicaOnline/
.
.
.