Zbulohet identiteti i të arrestuarit në Drenas

DrenicaOnline ka mësuar ekskluzivisht se personi i arrestuar sot nga Njësia Speciale është me mbiemrin Bazaj.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga njësitet speciale në një lokacion të lidhur me të dyshuarin, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armatimi, përfshirë armë zjarri dhe municion.

Bazaj dyshohet për veprën penale “Detyrim”, ndërsa hetimet po zhvillohen edhe në drejtim të mbajtjes dhe posedimit të paautorizuar të armëve.

Aksioni i policisë është ende në zhvillim.

DrenicaOnline do të vazhdojë të sjellë informacionet më të fundit dhe të konfirmuara rreth këtij rasti të ndjeshëm që ka tronditur opinionin në Drenas.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë