Arrestohet në Drenas një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Një shtetas kosovar është arrestuar nga policia në Drenas, pas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet austriake, transmeton portali DrenicaOnline.

Arrestimi është kryer gjatë ditës së enjte dhe, sipas burimeve zyrtare, ndaj personit të dyshuar është vepruar në përputhje me procedurat ligjore. Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme lidhur me identitetin apo veprën për të cilën kërkohej./DrenicaOnline/

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë