Traditat e Drenicës në Turqi/ Isak Neziri kontribuon në promovimin e kulturës shqiptare

Ish-kandidati për deputet dhe afaristi i njohur, Isak Neziri, ka shprehur krenarinë e tij për përfaqësimin e kulturës shqiptare në Turqi, ku krahas shumë shteteve të tjera nga mbarë bota, u prezantua edhe trashëgimia kulturore e shqiptarëve, transmeton portali DrenicaOnline.

“Jam i lumtur që pata mundësinë ta ndihmoj udhëtimin dhe pjesëmarrjen e Ansamblit ‘Shota’ nga Drenasi. Një prezantim i jashtëzakonshëm i traditës dhe riteve tona shqiptare në botë”, ka deklaruar Neziri.

Ansambli “Shota” nga Drenasi ka marrë pjesë në një festival ndërkombëtar, ku ka paraqitur valle, veshje tradicionale dhe motive karakteristike shqiptare, duke lënë mbresa të mëdha tek publiku ndërkombëtar.

Ky angazhim i Nezirit vlerësohet si një kontribut i rëndësishëm për promovimin e kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

 


.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë