Stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas do të rinovohet me investim prej 5.3 milionë eurosh

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka njoftuar sot se stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas do të rinovohet tërësisht, duke u kthyer në një hapësirë moderne dhe funksionale për zhvillimin e ndeshjeve dhe pranimin e tifozëve, transmeton portali DrenicaOnline.
“Për ta bërë të mundur këtë kemi ndarë 4.5 milionë euro. Kemi nënshkruar marrëveshjen me Komunën e Drenasit dhe po e nisim fazën e fundit të ndërtimit të stadiumit,” tha ministri Çeku.
Komuna e Drenasit, përveçse do të udhëheqë punimet në terren, do të kontribuojë me 875 mijë euro në këtë projekt të rëndësishëm për sportin lokal.
Ky investim vjen si pjesë e planit përgatitor për Lojërat Mesdhetare 2030, ku Kosova synon të jetë nikoqire e denjë e ngjarjeve sportive ndërkombëtare.
“Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin!”, përfundoi ministri Çeku.
.
.