Isak Neziri: Kandidimi i Arian Tahirit, lajm i mirë për Mitrovicën dhe për PDK-në

Ish-kandidati për deputet dhe afaristi i njohur, Isak Neziri, ka përshëndetur kandidimin e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, duke e cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv për qytetin dhe për vetë partinë.

“Kandidimi i Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës është lajm i mirë për qytetin, për vetë PDK-në dhe mesazhin se të rinjtë janë një forcë shtytëse e ndryshimit në politikë,” ka deklaruar Neziri.

Ai shtoi se e njeh personalisht Tahirin dhe e vlerëson lart si një kuadër të përgatitur dhe të angazhuar, duke përmendur edhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me ish-kryetarin Bedri Hamza.

“Jam i bindur se Ariani, si një vlerë e shtuar për qytetin e Mitrovicës dhe si bashkëpunëtor i hershëm i Bedri Hamzës, do të jetë kryetar i denjë i qytetit të Mitrovicës për katër vitet e ardhshme”.

Në fund, Neziri i ka uruar suksese Tahirit në këtë garë të rëndësishme:
“Të priftë e mbara e shumë suksese!”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë