Isak Neziri: Frika më e madhe e Albin Kurtit janë Hashim Thaçi e Kadri Veseli

Ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së dhe afaristi i njohur, Isak Neziri, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, të bëra së fundmi në një studio televizive.
Në një postim publik, Neziri ka thënë se frika më e madhe e Kurtit janë dy figurat historike të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët aktualisht po mbrojnë luftën çlirimtare në Hagë.
“Frika ma e madhe e Albin Kurtit janë këta dy burra – Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Çfarë ligësie duhet me pas me i sulmu nga një studio televizive dy burrështetas që po e mbrojnë luftën çlirimtare. Dielli do të lind përsëri,” ka shkruar Neziri.
Ky reagim vjen në kohën kur në opinionin publik po vazhdon debati për qëndrimin e institucioneve të Kosovës ndaj liderëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë./DrenicaOnline/
.
.