Komuna e Drenasit cakton çmimin për shërbimet e korrje-shirjeve për vitin 2025

Komuna e Drenasit ka miratuar aktvendimin për përcaktimin e çmimit të shërbimeve të korrje-shirjeve për sezonin bujqësor 2025. Sipas këtij vendimi, çmimi për shërbimet e korrje-shirjeve të grurit është caktuar në vlerën 130 euro për hektar.
Vendimi është marrë nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe është në përputhje me nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale dhe nenin 36 të Statutit të Komunës së Drenasit.
Qëllimi i këtij vendimi është të sigurohet një çmim i drejtë dhe i përballueshëm për fermerët lokalë, duke mundësuar një menaxhim më të mirë të kostove të prodhimit bujqësor. Komuna do të angazhohet për zbatimin e këtij vendimi dhe monitorimin e tij në terren gjatë gjithë sezonit të korrjeve.
Ky aktvendim hyn në fuqi menjëherë dhe mbetet i vlefshëm për sezonin aktual të korrje-shirjeve.