Arta Hajzeraj, 13 vjeçare, është kthyer sot në shtëpi shëndosh e mirë

Lajmi i mirë është konfirmuar pak më parë nga babai i saj, përmes një bisede telefonike me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Gjermani, z. Faruk Ajeti.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që treguan solidaritet, gatishmëri dhe përkrahje gjatë kësaj periudhe.

Një falënderim i veçantë i drejtohet autoriteteve policore në Zwickau për angazhimin e tyre profesional dhe bashkëpunimin e ngushtë.

Gëzohemi që gjithçka përfundoi mirë dhe Arta është sërish pranë familjes së saj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë