Fshati i Drenicës bëhet qendër e artit botëror – falë Petrit Halilajt

Mbrëmë, fshati Syriganë në zemër të Drenicës u bë epiqendër e artit dhe kulturës, falë vizionit dhe punës së palodhshme të artistit të njohur ndërkombëtarisht, Petrit Halilaj, transmeton portali DrenicaOnline.

Ai mblodhi komunitetin e artit nga vende të ndryshme të botës, duke e kthyer këtë vendbanim të lashtë dardan në një skenë të gjallë krijimtarie dhe bashkimi.

Ky moment i jashtëzakonshëm nuk ishte vetëm një ngjarje kulturore – ishte një dëshmi se kur ka ide dhe punë të sinqertë, edhe një fshat i vogël si Syrigana mund të flasë me zë të madh në botë.

Syrigana falënderon Petrit Halilajn dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti madhështor.

Thjesht: punë e ide – jo llafe koti.

default

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë