“Çdo informacion i vlefshëm”, Ambasada e Kosovës në Gjermani publikon thirrjen për zhdukjen e 13-vjeçares

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka publikuar njoftimin për zhdukjen e kosovares e 13 vjeçares, Arta Hajzeraj, në mënyrë që kushdo që ka informata për vendndodhjen e saj të lajmërohet tek familja apo policia.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve që në rast se kanë ndonjë informacion ta kontaktojnë familjen apo policinë në numrat si në vijim: Familja: 015754145810; Policia: 0375 428102.

“Arta Hajzeraj, 13 vjeçare, është raportuar e zhdukur! Familjarët dhe autoritetet policore në Zwickaut janë në kërkim të Artës dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e saj apo që e ka parë së fundmi”, thuhet në njoftim.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë