Mërgim Lushtaku: Qytetarët nuk do të falin këtë papërgjegjshmëri

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të deputetëve të pozitës, duke i quajtur të papërgjegjshëm dhe të çoroditur, transmeton portali DrenicaOnline.
“Papërgjegjshmëri e lartë nga partia e parë; deputetë të çoroditur e disa të hutuar, disa me vullnet e disa të dirigjuar, po e shkelin besimin e qytetarëve, po e shkelin Kushtetutën e Kosovës, po e shkelin kontributin e secilit qytetar për një Kosovë të lirë e të zhvilluar”, ka deklaruar Lushtaku.
Ai ka paralajmëruar se ditët e kësaj qeverisjeje janë të numëruara dhe se, siç tha ai, shumë shpejt do të vijë edhe përgjigjja e merituar nga qytetarët.
Reagimi i Lushtakut vjen në një moment kur skena politike në Kosovë është përfshirë nga tensione dhe përplasje për drejtimin e institucioneve vendore./DrenicaOnline/
.
.