Kapet me marihuanë dhe elektroshok – 20-vjeçari nga Skenderaj përfundon në polici për dy vepra penale 

Një 20-vjeçar ka rënë në duart e Policisë mbrëmjen e djeshme në Skenderaj, pas një kontrolli që ka rezultuar me sekuestrimin e substancave narkotike dhe një mjeti të rrezikshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi i dyshuar është A.Osmankaq, i cili po qarkullonte me veturë bashkë me një pasagjer në rrugën “Shaban Jashari”, kur është ndaluar nga njësia patrulluese.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, tek i dyshuari janë gjetur 1 gram marihuanë, si dhe një pajisje elektroshok, për të cilat ai ka deklaruar se janë në pronësi të tij.

Pasagjeri është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa Osmankaq është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës.

Me vendim të prokurorit të rastit, është iniciuar rasti për “Posedim i paautorizuar i narkotikëve” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërkohë që procedurat ndaj tij do të ndiqen në gjendje të lirë.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë