Albin Kurti fton liderët për takim, a po del vendi nga ngërçi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili thekson se konstituimi i Kuvendit është detyrim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë.
Kurti ka njoftuar se, në emër të grupit më të madh parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, u është drejtuar sot të gjithë liderëve të partive të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë me ftesë për një takim të përbashkët.
Takimi është caktuar të mbahet të shtunën, më 28 qershor, në orën 16:00, me synimin për të arritur një konsensus në funksion të konstituimit të Kuvendit.
.
.
.