Nënkolonel Shpend Zogaj diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci

Nënkolonel Shpend Zogaj nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka diplomuar me sukses në programin akademik të Shkollës së Luftës (Ratna Škola ”Ban Josip Jelačić“) në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes dr. Franjo Tuđman në Kroaci, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky është niveli më i lartë i shkollimit ushtarak në Kroaci, i cili përgatit oficerë të lartë dhe zyrtarë civilë për detyra strategjike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar.
Programi përfshin një kurrikul të avancuar që trajton teorinë e strategjisë, marrëdhëniet ndërkombëtare, gjeopolitikën, sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, politikën e mbrojtjes, artin e luftës, strategjinë dhe operacionet ushtarake, si dhe lidershipin dhe komunikimin strategjik.