Rrahje mes vjehrrës dhe nuses, të dyja përfundojnë në polici

Një mosmarrëveshje familjare ka përfunduar me përleshje fizike mes një vjehrre dhe nuses së saj në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 19:00, ku të dyja gratë – shtetase kosovare – janë arrestuar nga njësitet policore nën dyshimin për dhunë në familje.

Pas intervistimit nga ana e hetuesve, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyja të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është në trajtim nga organet kompetente.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë