Ndërron jetë një foshnjë 3-javëshe në këtë fshat të Drenicës, policia nis hetimet

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në fshatin Kostercë të Skenderajt, pasi janë njoftuar nga QKMF-Skenderaj për një rast të ndjeshëm.
Në vendin e ngjarjes është konstatuar se një foshnjë mashkull, e moshës vetëm 3 javëshe, ishte pa shenja jete. Prindërit e foshnjës janë intervistuar lidhur me rrethanat e rastit.
Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe po vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente.
.
.
.