Bekim Haxhiu nga PDK: Kushtetuesja ka folur – s’ka më justifikime për bllokadën e LVV-së!

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ai i hap rrugë zgjidhjes së krizës politike të shkaktuar nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, transmeton portali DrenicaOnline.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe jep zgjidhje për krizën që u krijua artificialisht nga Albin Kurti dhe LVV. Por ata që e kanë bllokuar qëllimisht shtetin, bashkë me trushpërlarët që i ndjekin verbërisht, sërish do të kërkojnë ‘qimen në vezë’ për ta vazhduar bllokadën,” ka deklaruar Haxhiu.
Ai paralajmëron se sabotimi institucional nga ana e VV-së mund të zgjatet edhe për 30 ditë, por sipas tij, fundi është i qartë: zgjedhje nacionale në shtator dhe zgjedhje lokale në tetor 2025.
Duke cituar filozofin Aristoteli, Haxhiu shtoi: “Qëllimi i politikës është e mira e përbashkët, jo interesat personale apo të një grupi.”
Në fund, ai theksoi se “asnjë shqiptar me mend në kokë nuk do të duhej të projektonte skenarë kundër shtetit të vet.”