“Çka po ndodh në Drenas? – Pse janë gjithë këto kandidatura?”, Memli Krasniqi flet për telashet në degën e PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka folur në “Pressing” të T7, për shpalljen e disa kandiaturëve brenda degës së PDK-së në Drenas për zgjedhjet lokale të tetorit.

Fillimisht, Krasniqi tha se të gjithë ata e duan Drenasin në formën e vet.

Ai e pranoi se në këtë degë ka telashe, dhe ka pasur edhe në vitin 2021.

Por, Krasniqi tha se për zgjedhjet nacionale i ka mbledhur të gjithë akterët e PDK-së në Drenas dhe kaë korrur një rezultat të madh në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Por, ai thotë se bashkimi i degës nuk ka ndodhur – dhe shton se gara do të jetë interesant deri në momentin që shpallet kandidatura.

“Unë mendoj që secili prej tyre e don Drenasin në mënyrën e vet, është çështje tyre me ia dëshmu edhe qytetarëve edhe strukturave të partisë”.

“Unë mendoj që derisa të shpallet kandidatura ka me qenë interesant, por mendoj që shumë e qartë dhe e thjesht. Po mundona me dhënë një shpjegim më teknik dhe me kuptu qytetaët”.

“Telashet në degën e PDK-së në Drenas kanë fillu shumë herët, unë i kam trashëgu. 2021 një pjesë e zyrtarëve që kanë qenë PDK prej themelimit kanë dalë e kanë kundërshtu z. Lladrovci, e kanë kriju një iniciativë të re’demokratët e Drenasit’ dhe kanë qenë kryesisht figura të PDK-së. Ata kanë dalë, por s’mundesh me iu humb identitetin në PDK, unë i kam mbledhur për zgjedhje nacionale dhe i falënderoj, kemi marrë gati 20 mijë vota në Drenas”, ka thënë Krasniqi. 

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë