Kryetari Lladrovci merr pjesë në pranimin e autoambulancës së re për Drenasin

Sot, në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë, u mbajt ceremonia zyrtare e pranim-dorëzimit të autoambulancave për disa komuna të vendit, ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Në këtë ngjarje, e cila u udhëhoq nga zëvendësministri Arsim Berisha dhe sekretari i përgjithshëm Naim Bardiqi, Komuna e Drenasit u përfshi si përfituese e një autoambulance të re, e cila do të shërbejë për përmirësimin e shërbimeve emergjente për qytetarët e kësaj komune.
Kjo autoambulancë u sigurua pas kërkesës së Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Drenas, si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për forcimin e sistemit shëndetësor lokal.
Komuna e Drenasit falënderon Ministrinë e Shëndetësisë për bashkëpunimin dhe përkrahjen konkrete në rritjen e kapaciteteve të ndihmës së shpejtë.