Aksident trafiku në Lipjan, humb jetën ngasësi i motoçikletës

Një person ka humbur jetën sot në një aksident trafiku në Sllovi të Lipjanit.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Express se në aksident është përfshirë një automjet me motoçikletën, për pasojë ngasësi i saj E.B., ka humbur jetën.

Konfirmimi i plotë:

Sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një  automjet dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës.

Vdekjen e viktimës mashkull, E.B,  e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë