Heroi i ditës në Skenderaj: Salih Zajmi shpëton 4-vjeçarin nga një aksident i mundshëm tragjik

Një akt i guximshëm dhe reagim i shpejtë ka parandaluar një tragjedi të mundshme në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj.
Rreth orës 11:00 të mëngjesit, një fëmijë 4-vjeçar kishte dalë papritur në rrugë, në momentin kur një veturë po afrohej me shpejtësi. Salih Zajmi, i cili ndodhej aty pranë, reagoi menjëherë duke e tërhequr fëmijën dhe shmangur një aksident që mund të kishte pasoja fatale.
Banorët e lagjes e kanë vlerësuar lart veprimin e tij, duke e quajtur “heroin e ditës”. Falë ndërhyrjes së tij, një jetë e re u shpëtua në kohën e duhur./rajoni.org/
.
.
.