Lladrovci merr këtë mirënjohje

Sonte janë dhënë mirënjohjet për maratonën 100 km, “Shtegu i shpresës”, kushtuar të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e vendit tonë. Në mesin e atyre që morën mirënjohje ishte edhe kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Shumë respekt për organizatorët, pjesëmarrësit dhe përkrahësit e maratonës 100 km, “Shtegu i shpresës”, kushtuar të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e vendit tonë. Përgëzime të sinqerta!”, ka thënë Lladrovci, transmeton DrenicaOnline.

Ai thotë se sonte ishte i nderuar për pjesëmarrjen në mbrëmjen ku u dhanë mirënjohjet për maratonën.

“Rinia jonë e mrekullueshme po gjen vazhdimisht mënyra tejet interesante për shënimin e Epopesë së UÇK-së, përgëzime nga thellësia e zemrës!”, ka deklaruar ai./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë