Video Ekskluzive nga DrenicaOnline: Qielli mbi Katar ndriçohet nga raketat – Irani sulmon bazat amerikane!

Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar video ekskluzive ku shihet qielli i ndriçuar nga raketat që janë lëshuar para pak çastesh nga Irani drejt bazave amerikane në Katar.

Sipas burimeve ndërkombëtare, Irani ka lëshuar disa raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane të vendosura në Katar, si përgjigje ndaj sulmeve të fundjavës nga SHBA ndaj lokacioneve të dyshuara bërthamore iraniane.

Fatmirësisht, mbrojtja ajrore e Katarit ka arritur t’i interceptojë raketat në ajër, duke shmangur dëme në njerëz apo objekte. Deri tani nuk ka raportime për të lënduar.

Pamjet e siguruara tregojnë dritat dhe shpërthimet në qiell, ndërsa banorët janë parë të shqetësuar në zona të ndryshme përreth Dohës.

DrenicaOnline do të vazhdojë të raportojë në kohë reale për çdo zhvillim të ri nga Lindja e Mesme, në veçanti lidhur me sigurinë e komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në Katar.

VIDEO

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë