Afaristi Shahin Dervishaj: PDK-ja, e bashkuar si kurrë më parë

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur Konventën e Përgjithshme, të njëmbëdhjetën me radhë, ku Memli Krasniqi është rizgjedhur kryetar i PDK-së.

Afaristi Shahin Dervishaj, anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, ka përshëndetur në “Facebook” këtë konventë, duke theksuar se PDK-ja është e bashkuar si kurrë më parë.

Ai ka thënë se rizgjedhja e Memli Krasniqit si kryetar i PDK-së konfirmon mbështetjen e gjerë brenda partisë dhe vazhdimësinë e kursit të tij politik.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë