Ndahet nga jeta Aziz Bardhi nga Gradica – Ish-komandant i Togut në Brigadën 114 të UÇK-së

Me dhimbje të thellë njoftohet se sot, më 22 qershor 2025, ka ndërruar jetë Aziz Bardhi – bashkëshort i dashur, baba i përkushtuar, gjysh i respektuar dhe një njeri i nderuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

Aziz Bardhi ishte gjithashtu ish-komandant i togu në Brigadën 114 të Zonës Operative të Drenicës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – një luftëtar i palëkundur, që e deshi atdheun me gjithë zemër dhe kontribuoi me nder në rrugën drejt lirisë.

Humbja e tij lë një boshllëk të madh në familje, në rrethin e miqve, bashkëluftëtarëve dhe gjithë komunitetin që e çmonte për karakterin, përkushtimin dhe historinë e tij jetësore.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 23 qershor 2025, në ora 14:00, në varrezat e lagjes Bardhi në fshatin Gradicë.

Pusho në paqe, Komandant!
Kujtimi për ty do të jetojë gjithmonë në zemrat tona. Lavdi jetës dhe veprës tënde!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë