Turistë polakë të mahnitur nga Kalaja e Vuçakut – Drenasi gjithnjë e më shumë destinacion atraktiv

Kalaja e Vuçakut në Drenas po vazhdon të tërheqë vëmendjen e turistëve të huaj. Këtë herë, një grup turistësh nga Polonia ka vizituar këtë vend historik, duke u shprehur të mahnitur nga bukuritë natyrore dhe pamja mbresëlënëse që ofron Kalaja, si gjatë ditës ashtu edhe në orët e mbrëmjes, transmeton portali DrenicaOnline.

“Është hera e dytë që vijmë këtu dhe çdo herë befasohemi nga veçantia dhe qetësia që ofron kjo kala. Është një thesar i fshehur që meriton të promovohet më shumë”, kanë thënë turistët polakë për Kalane e Vuçakut.

Për vizitorët tashmë është lehtësuar edhe rruga, pasi pjesa deri afër kalasë është asfaltuar, ndërsa pritet që edhe segmenti i mbetur të rregullohet së shpejti, për të përmirësuar më tej qasjen në këtë monument me vlera të mëdha historike dhe kulturore.

Rikujtojmë se gjatë vitit të kaluar në këtë vend janë kryer gërmime arkeologjike për të zbuluar dëshmi të reja të trashëgimisë, të cilat kanë ngjallur interesim të gjerë në mesin e historianëve, studiuesve dhe mediave.

Kalaja e Vuçakut është një nga perlë e fshehur e Drenicës që po shndërrohet në destinacion gjithnjë e më të kërkuar nga vizitorët vendas dhe të huaj./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë