Gjuajti me armë në ajër pasi pa hajant afër shtëpisë në Shtrubullovë, përfundon në polici

Një incident me armë zjarri është raportuar mbrëmë rreth orës 21:45 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, një person ka shtënë me armë zjarri në ajër, pasi kishte vërejtur disa persona të panjohur duke tentuar të hynin në oborrin e shtëpisë së tij.
Ai i tha policisë se ka shtënë për të frikësuar të dyshuarit.
Nga vendi i ngjarjes, policia ka konfiskuar një pushkë gjuetie, dy fishekë dhe një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast në procedurë të rregullt.
Hetimet rreth rastit po vazhdojnë./DrenicaOnline/