Tentim vrasje në Drenas/ 17-vjeçari goditet në kokë me shkop druri, dy të dyshuar përfundojnë në ndalim

Një ngjarje e rëndë është raportuar të shtunën në mbrëmje në qytetin e Drenasit, ku një 17-vjeçar ka përfunduar në spital me lëndime serioze në kokë, si pasojë e një sulmi të dhunshëm.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 21 qershor 2025, rreth orës 20:30 dhe është raportuar fillimisht nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Drenas, ku viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore pas goditjes me një shkop druri në pjesën e kokës.

Për shkak të natyrës së lëndimeve, viktima është dërguar me urgjencë në QKUK – Prishtinë, ku është duke u trajtuar nga stafi mjekësor.

Në lidhje me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar.

Motivi i incidentit për momentin mbetet i paqartë, ndërsa me urdhër të Prokurorit Kujdestar, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa të dy të dyshuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Hetimet janë në zhvillim, ndërsa Gazeta Sinjali do të sjellë detaje të reja sapo të zbardhen rrethanat që çuan në këtë akt të rëndë dhune mes të miturve.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë