Përfundon me sukses dezinsektimi i hapësirave publike në Drenas dhe Komoran

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka përfunduar me sukses aktivitetin e dezinsektimit të hapësirave publike në Drenas dhe Komoran, të realizuar të shtunën, më 21 qershor 2025, me fillim nga ora 19:00.

Ky aktivitet është zhvilluar në të gjitha zonat e paralajmëruara, duke përfshirë:
• Parkun e qytetit
• Hapësirat gjelbëruese në qendër të qytetit
• Parkun pranë QKMF-së
• Parkun e Komunës
• Hapësirat gjelbëruese pranë Stacionit të Autobusëve
• Shiritin e gjelbër përgjatë rrugës “Ilaz Kodra”
• Hapësirën publike pranë Zyrës së Gjendjes Civile në Komoran

Dezinsektimi është kryer kundër mushkonjave dhe insekteve të tjera, duke përdorur pajisje adekuate dhe preparate të aprovuara sipas standardeve teknike dhe udhëzimeve të institucioneve përgjegjëse. Po ashtu, është bërë edhe spërkatja e pemëve dekorative në të gjitha zonat e trajtuara.

Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë zhvillimit të këtij procesi.

Me respekt,

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë
Komuna e Drenasit

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë