Djali i Dr.Hafir Shalës, Gentriti: Kryqi i Kuq po pengon zbardhjen e së vërtetës

Zbardhja e fatit të Dr. Hafir Shalës, djali i tij kërkon guxim qytetar nga Gricourt

Gentrit Shala, djali i doktor Hafir Shalës i cili figuron ende i zhdukur që nga lufta e fundit në Kosovë, ka reaguar publikisht lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet për zbardhjen e fatit të babait të tij.

Ai ka ngritur shqetësimin se një dëshmitar kyç në këtë proces, Sébastien Gricourt – aktualisht këshilltar politik i Kryeministrit Albin Kurti dhe ish-përfaqësues i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar – po i shmanget dëshmisë duke u thirrur në imunitetin që i garanton pozita e dikurshme.

Gentrit Shala thekson se kjo përbën një pengesë serioze për drejtësinë dhe bën thirrje që Gricourt të dëshmojë me guxim qytetar dhe njerëzor.
“Kur imuniteti shndërrohet në barrierë për drejtësi, ai humb qëllimin moral për të cilin ekziston,” shkruan ai, duke kërkuar nga Kryqi i Kuq të mos bëhet mburojë për heshtjen dhe nga kryeministri Kurti të reagojë me përgjegjësi ndaj përfshirjes së këshilltarit të tij në këtë rast.

Në fund, ai falënderon z. Kujtim Kërveshi dhe ekipin e tij për përfaqësimin profesional në këtë proces të ndjeshëm, duke theksuar se familja e tij kërkon vetëm të vërtetën dhe drejtësinë.
“Heshtja nuk është neutralitet – është palë me padrejtësinë”, përmbyll reagimin e tij Gentrit Shala.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë