Kryetari Fadil Nura në terren me punëtorët e “Eko Natyra” – Kafja e mëngjesit mes përkushtimit dhe pastrimit të ambientit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka dalë sot në terren së bashku me punëtorët e Ndërmarrjes Publike Lokale “Eko Natyra”, ku ka qëndruar pranë tyre gjatë punës në fshatin Runik, duke u bashkuar në angazhimin për pastrimin e hapësirave publike, transmeton portali DrenicaOnline.

Në prag të ardhjes së mërgimtarëve, kryetari Nura theksoi se është shtuar përkushtimi për të ofruar një mjedis të pastër dhe të mirëmbajtur për të gjithë qytetarët. Ai përmendi se mbajtja e ambientit të pastër është një përgjegjësi e përbashkët e institucioneve dhe qytetarëve.

“Përgjegjësi ndaj ambientit ka secili njeri i vetëdijshëm,” tha Nura, duke u shprehur mirënjohës për punëtorët e palodhshëm të “Eko Natyra”, me të cilët ndau edhe një kafe në shenjë respekti dhe bashkëpunimi.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Komunës së Skenderajt për të rritur nivelin e pastërtisë publike dhe për ta bërë komunën një vend më të mirë për të jetuar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë