Pasi i vodhën veturën, Shkenda Dubova bleu këtë veturë

Gjatë nëntorit të vitit 2017, këngëtarja Shkenda Dubova bëri të ditur që dikush i ka vjedhur veturën.

Ajo posedonte një veturë të tipit “Range Rover”, ndërsa kishte ofruar shpërblim prej 2 mijë eurosh për atë që do ta gjente apo ofronte informacione lidhur me të, shkruan lajmi.net.

Por, meqenëse duket se këngëtarja nuk ka arritur ta gjejë veturën, ajo u pajis me një të re, të po të njëjtit tip.

Vetura “Range Rover”, këtë herë ka ngjyrën e zezë, ndërsa mbi fotografi ajo ka shkruar “Faleminderit Zot”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë