Isak Neziri mbështet arsimin në Drenicë – Dhuron laptopë për shkollat në Likoc, Aqarevë dhe Runik

Isak Neziri, afarist i suksesshëm dhe ish-kandidat për deputet nga PDK, ka vazhduar angazhimin e tij për përkrahjen e arsimit në Drenicë. Gjatë vizitave në fshatrat Likoc, Aqarevë dhe Runik, ai u njoh nga afër me punën e mrekullueshme dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të punëtorëve të arsimit që kontribuojnë pa u lodhur ndër vite, transmeton portali DrenicaOnline.
Në këtë rast, Neziri realizoi edhe premtimin e dhurimit të laptopëve për shkollat lokale, duke shprehur dëshirën e fortë për t’i mbështetur edhe më tej arsimin dhe rininë e kësaj ane.
“Faleminderit për mikëpritjen e ngrohtë, Drenicë! Vazhdojmë së bashku për një të ardhme më të ndritur,” tha Neziri, duke theksuar rëndësinë e investimeve në edukim si themelin e zhvillimit të komunitetit.
Ky veprim është një dëshmi e përkushtimit të tij për avancimin e arsimit dhe fuqizimin e brezave të rinj në rajonin e Drenicës./DrenicaOnline/
.
.