Nuse e vjehërr vizitojnë shtëpinë ku u xhirua seriali “Fate të kryqëzuara” (Foto)

Jo vetëm Sabriu dhe Ermali janë të përfolur në media, por kohëve të fundit edhe Ariana me vjehrrën, Nerën, po komentohen mjaft shumë për raportin mes tyre, shkruan GazetaBlic.

Nera Fejzullahu dhe reja e saj, Ariana Fejzullahu këto ditë kanë udhëtuar drejt Stambollit.

Nga atje të dyja po publikojnë fotografi e video të ndryshme.

Por, s’kishte si të ndodhte ndryshe!

Si shumë nga shqiptarët, edhe ato dyja kanë vendosur t’i bëjnë një vizitë shtëpisë më të famshme në Turqi, më saktësisht në Stamboll. Është kjo shtëpia ku është xhiruar seriali i njohur për gjithë shqiptarët “Fate të kryqëzuara”.

Është Nera ajo që ka publikuar video gjatë këtij momenti që duket se i janë gëzuar shumë.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë