Deputetja Ariana Musliu-Shoshi uron Ditën e Çlirimit të Skenderajt: “Përulemi me mirënjohje para sakrificës që solli dritën mbi tokën tonë”

Me rastin e 18 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Skenderajt, deputetja Ariana Musliu-Shoshi ka përcjellë një mesazh të ndjerë mirënjohjeje dhe respekti për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit, transmeton portali DrenicaOnline.
“Urime Ditën e Çlirimit, Skenderaj! Përulemi me mirënjohje para sakrificës që solli dritën mbi tokën tonë”, ka shkruar ajo në një postim publik.
Deputetja e ka cilësuar këtë ditë si një kthesë historike, ku “toka e djegur nga lufta filloi të mbjellë shpresë, kur plagët u shndërruan në ura mes së kaluarës dhe së ardhmes”.
Ajo theksoi se kjo datë është një amanet i shenjtë për të gjithë, që të ndërtohet e ardhmja me dije dhe përkushtim, në nder të atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
“Lavdi të përjetshme të rënëve! Faleminderit, UÇK!”, përfundon mesazhi i saj./DrenicaOnline/