+500 vende të reja parkimi në Drenas/ Drejtoria për Infrastrukturë vazhdon me investimet në hapësirat publike

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Drenasit, Endrit Gllareva, ka bërë të ditur se kanë rinisur punimet për asfaltimin e një pjese të parkingut pranë qendrës tregtare në qytet, transmeton portali DrenicaOnline.
Ky projekt pritet të sjellë mbi 500 vende të reja parkimi për qytetarët.
“Së shpejti, +500 vende të reja parkimi publike për qytetarët tanë! Më shumë hapësirë, më pak stres në qarkullim!”, ka deklaruar Gllareva, duke e vlerësuar projektin si një zgjidhje praktike që do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe jetën e përditshme në Drenas./DrenicaOnline/
.
.