Nderohen dëshmorët Qazim Dobërdolani dhe Ajet Demaku në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me bashkëpunëtorë komunalë dhe familjarë të dëshmorëve, ka bërë homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit, Qazim Dobërdolani dhe Ajet Demaku.

Homazhet filluan në fshatin Korroticë e Epërme, ku u vendosën buqeta me lule pranë varrit të dëshmorit Qazim Dobërdolani, për të vazhduar më pas në fshatin Abri e Epërme, ku u vendosën lule pranë memorialit të dëshmorëve, aty ku prehet edhe trimi Ajet Demaku.

Në këtë ceremoni, kryetari Lladrovci u shpreh:
“Sakrifica e dëshmorëve tanë është themeli i lirisë sonë. Ata na kanë lënë amanet që ta duam dhe ta mbrojmë atdheun me nder dhe përkushtim.”

Komuna e Drenasit vazhdon të jetë e përkushtuar në ruajtjen e kujtimit dhe lavdisë së atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë