Skandali me fabrikën për mbetjet shtazore në Drenas, Bislimi paraqitet në Prokurorinë Speciale

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale të mërkurën për t’u intervistuar lidhur me hetimet për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore në Drenas, një rast që ka ngjallur shqetësime në Ministrinë e Bujqësisë.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e ka përmendur Bislimin si pjesë të diskutimeve për funksionalizimin e kësaj fabrike, që është bërë objekt hetimesh.

Në fund të majit, Prokuroria Speciale urdhëroi bastisje në katër lokacione në Prishtinë dhe Ferizaj, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të kontratës për dhënien me qira të këtij impianti.

Ministri Peci, i cili është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ka deklaruar se ka vepruar gjithmonë në interes të publikut. Po ashtu, është intervistuar edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha, si pjesë e hetimeve për këtë çështje.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë