Flamur Lladrovci emërohet ndihmës i eurodeputetit Lukas Mandl – Ramiz Lladrovci: Fillim i ri për një zë të fuqishëm të shqiptarëve në Evropë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar Flamur Imer Lladrovcin për angazhimin e tij të ri si ndihmës i eurodeputetit të njohur austriak dhe mik i shqiptarëve, Lukas Mandl, transmeton portali DrenicaOnline.
“Fillim i ri për Flamur Lladrovcin, ndihmës i eurodeputetit Lukas Mandl, njeri e mik i jashtëzakonshëm, vlerë e theksuar e Parlamentit Evropian”, ka shkruar Lladrovci në një postim publik.
Ai e ka cilësuar Flamurin si mik të Kosovës dhe shqiptarëve, duke theksuar se ai është një nga zërat më të kthjellët për të drejtat e njeriut dhe çështjet shqiptare në arenën ndërkombëtare.
“Flamur, miku i Kosovës dhe shqiptarëve, zëri më kthjellët për çështjen e shqiptarëve, të drejtat e njeriut dhe vlerave evropiane, meriton çdo respekt dhe kyçjen e çdo energjie intelektuale e atdhetare”, ka shkruar Lladrovci, duke i uruar Flamurit sukses në detyrën e re.
“Suksese Flamur Imer Lladrovci, tregohu, dëshmohu, vepro, kam besim te ti!”, përfundon urimi i tij.
Ky angazhim vjen në një kohë kur çështjet shqiptare kërkojnë përfaqësim të denjë dhe aktiv në institucionet evropiane, dhe përfshirja e Flamur Lladrovcit pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në këtë drejtim./DrenicaOnline/