“Kam me të vra”, e moshuara nga Drenasi rrëfen si po kërcënohet nga djali i burrit të ndjerë (VIDEO)

Sevdije Krasniqi Qorri, një 64-vjeçare nga Drenasi, ka denoncuar kërcënimet e vazhdueshme që, sipas saj, po i vijnë nga fëmijët e burrit të saj tashmë të ndjerë.
E moshuara pretendon se prej vitesh është në konflikt për çështje pronësore, konkretisht për shtëpinë dhe tokën ku aktualisht jeton.
Kërcënimet më të rënda, sipas saj, po i vijnë nga djali i ndjerë i burrit, i cili jeton në Australi.
“Prej djalit të vogël të burrit, më kërcënon. Ai jeton në Australi, dhe vetë babait të tij i ka thënë: ‘Gruas tënde kam me vra, nuk ia lejoj asnjë pllam të pronës tonë’”, ka deklaruar Krasniqi-Qorri, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Ndërkohë rasti i saj është paraqitur edhe në gjykatë.
Ndiqni rrëfimin e plotë, në videon vijuese: