Isak Neziri vazhdon premtimin: Shkollat e Drenicës po pajisen me laptopë

Afaristi dhe ish-kandidati për deputet, Isak Neziri, po vazhdon të mbajë premtimin e dhënë gjatë fushatës për pajisjen e shkollave të Drenicës me laptopë. Këtë herë, ai vizitoi fshatrat Qirez dhe Rezallë, ku dhuroi pajisje teknologjike për shkollat që mbajnë emrat e heronjve të Kosovës, transmeton portali DrenicaOnline.

Gjatë vizitës, Neziri u prit nga drejtorë dhe mësimdhënës, me të cilët diskutoi për gjendjen e arsimit dhe sfidat që përballen nxënësit në përpjekjen për të mos mbetur prapa bashkëmoshatarëve të tyre në vendet e zhvilluara të Evropës.

“Dhurova laptopët e premtuar gjatë fushatës me besimin që do të ndihmojnë sado pak në krijimin e kushteve më të mira për mësim,” u shpreh Neziri.

Ai theksoi se ky është vetëm fillimi dhe se do të vazhdojë me shpërndarjen e pajisjeve edhe në shkolla të tjera në Kosovë, si pjesë e angazhimit të tij për të kontribuar në përmirësimin e arsimit dhe barazinë e mundësive për çdo nxënës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë