Vdes 23-vjeçarja që dyshohet se ra aksidentalisht nga një banesë në Fushë Kosovë

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur me 29 maj rreth orës 13:00 në rrugën “Fazli Grajçevci” në Fushë Kosovë, ku një 23-vjeçare pati rënë nga kati i katërt i një ndërtese banimi.

E reja jetë dje pasi nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve. Për vdekjen e A. Sinanit ka njoftuar bashkëshorti i të ndjerës.

Gazeta Sinjali pati raportuar, se Sinani dyshohet se aksidentalisht kishte rënë nga dritarja e banesës së saj, derisa ishte duke pastruar xhamat.

E reja ishte gjetur e shtrirë në tokë pranë objektit “MureBest” dhe ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë